Miqësore/ U21 mundet nga Kamza

0
SHPËRNDAJE
loading...


Alban Bushi e nis me humbje aventurën në krye të Kombëtares U-21. Kuqezinjtë “e vegjël” u mposhtën 3-2 nga Kamza në një miqësore të luajtur sot në Durrës.

Përfaqësuesja e mbylli në disavantazh të dyfishtë pjesën e parë, ndërsa golat mbajnë firmën e zëvendësuesve Shabani dhe Delija.

Kjo miqësore i shërbeu për të parë gjendjen e grupit trajnerit Bushi, i cili aktivizoi thuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion.

Formacioni titullar ishte: Kastrati; Maloku, Bytyqi, Sadiki, Hamiti; Hajdareviç, Gjoshi, Sakaj, Saiti; Mustafa, Kabashi.
Më 26 janar ekipi ynë përfaqësues do të mësojë kundërshtarët në shortin për kualifikueset e Kampionatit Europian “Itali 2019”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.