Miqësoret/ Bindin Apolonia e Besëlidhja, fiton edhe Shënkolli

0
SHPËRNDAJE

Duke përfituar nga koha e shumtë në dispozicion, shumë ekipe nga i gjithë vendi po vazhdojnë të testojnë lojtarët e tyre dhe formën e ekipeve duke zhvilluar ndeshje të shumta miqësore.

Kështu Apolonia e Fierit zhvilloi një takim miqësor ndaj Orikumit duke fituar lehtësisht me rezultatin 4-0. Golat për ekipin fierak u shënuan nga Rajkoviç, Lazareviç, Fili e Dimo. Me lehtësi fituan edhe lezhjanët në fushën e tyre ndaj Ilirisë me rezultatin 2-0. me golat e shënuar nga Erkoceviç dhe Turkaj.

Pak ditë më parë, Besëlidhja merrte një barazim 3-3 në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë që dje i ktheu vizitën lezhjanëve. Por futbolli ka përfshirë edhe ekipet më modeste si Shënkolli që ka arritur një fitore të bukur 2-1 ndaj Vorës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.