Miqësoret/ Fiton Teuta, Lushnja dhe Laçi ndahen në paqe

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Tre ekipe të Kategorisë Superiore kanë zhvilluar miqësore ditën e sotme, teksa Laçi pas anulimit të miqësores me Kamzën ka gjetur një tjetër kundërshtar.

Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica ka udhëtuar drejt Lushnjes, ku në “Roza Haxhiu” është përballur me vendasit, në një ndeshje që nuk dhuroi gola.

Prej një muaji të dyja skuadrat kanë nisur përgatitjet, me vendasit që i kanë hedhur piketat për ekipin, pasi kanë ruajtur grupin, ndërsa Laçi ka afruar disa elementë të rinj që i ka vëzhguar gjatë kësaj periudhe.

Pjesën e parë Lushnja kishte disi epërsi ndaj Laçit, ndërsa në të dytën ishin miqtë më lart, por rastet ishin me pikatore, ndaj edhe rezultati 0-0 mbeti në fuqi deri në fund të takimit.

Në Itali, aty ku Teuta po zhvillon fazën përgatitore, durrsakët e drejtuar nga Gugash Magani kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Ricione. Shënues të golave ishin Latif Amadu, sulmuesi ganez që është në provë dhe mbrojtësi Dajan Shehi.

Miqësore – E mërkurë, më 26 korrik
Lushnja – Laçi 0-0
Ricione – Teuta 0-2
Shënues: Latif Amadu, Shehi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.