Miqësoret/ Man. Utd. OK, Chelsea mbetet në klasë (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kanë qenë me të vërtetë të shumta miqësoret apo mini-turnetë e zhvilluar ditën e shtunë, ditë gjatë së cilës zbritën në fushë edhe skuadra me emër si Chelsea e Manchester United. Duke qenë se kanë bërë ndryshime të mëdha si në stol ashtu edhe në lojtarë, këto ekipe tërhoqën vëmendjen në miqësoret e djeshme ndonëse rezultatet mbeten të rëndësisë së dytë.

Kështu Manchester United fitoi pastër 0-2 ndaj Wigan me gola të shënuar nga anglezi i ri Will Keane dhe i riu tjetër, braziliani Andreas Pereira. Në pjesën e dytë Mourinho aktivizoi shumë lojtarë të rinj si dhe të sapoafruar nga merkato por mungoi Ibrahimovic. Një shans ju dha në pjesën e dytë edhe belgut Januzaj.

Ndryshe foli rezultati për Chelsea dhe Antonio Conte i cili mori një humbje 2-0 nga Rapid i Vjenës me gola të shënuar nga Joelinton dhe Correa.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.