Miqësoret/ Turpërohet Gjermania, thyhet rekordi i Shevchenkos (Video)

0
SHPËRNDAJE

Ka qenë një ditë e mbushur me takime miqësore ajo e djeshmja ku nuk kanë munguar befasitë e mëdha dhe të vogla. Padyshim që rezultati më i papritur ishte ai i arritur në Augsburg ku Gjermania vendase u turpërua nga Sllovakia me rezultatin 1-3. Goli i Gomez nga pika e bardhë krijoi përshtypjen e një fitoreje formale por miqtë shënuan tre herë duke arritur një fitore spektakolare.

Oleksandr Zinchenko u bë shënuesi më i ri në historinë e Kombëtares ukrainase duke i thyer rekordin Andriy Shevchenkos. Zinchenko shënoi për Ukrainën ndaj Rumanisë në fitoren e shkëlqyer 3-4, takim i zhvilluar në Torino.

Ndeshjet e tjera miqësore ishin:

Spanjë– Bosnjë 3-1
Turqi– Mali i Zi 1-0
Itali– Skoci 1-0
Portugali – Norvegji 3-0
Kolumbi– Haiti 3-1
Maqedoni– Azerbajxhan 3-1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.