Miqësorja Shqipëri – Mal i Zi dhuron spektakël

0
SHPËRNDAJE


Futboll femra / Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll ka mposhtur ditën e sotme kombëtaren e Malit të Zi në një miqësore të zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Vajzat kuqezi kanë triumfuar me rezultatin 5-3 në një ndeshje spektakolare.

Në pjesën e parë malazezet arritën të siguronin një avantazh të dyfishtë, ndërkohë që në pjesën e dytë të besuarat e Armir Grimës u “zgjuan” në lojën e tyre duke u treguar më kërkuese. Suada Jashari në minutën e 54-t dhe Saranda Hashani në minutën e 68 barazuan shifrat, por në minutën e 80 Mali i Zi kaloi sërish në avantazh. Megjithatë futbollistet e Shqipërisë nuk u dorëzuan duke realizuar 3 gola të tjerë deri në fund të takimit me anë të Gjinit, Memedov dhe Begollit për të përmbysur rezultatin në 5-3.

Formacioni i hedhur në fushë nga Grima përbëhej nga Rexhepi, Rrahmani, Curraj, Maliqi, Doci, Hashani, Proto, Lulaj, Lipe, Elezaj dhe Memedov.

Kjo ishte miqësorja e parë për kombëtaren shqiptare të femrave, ndërkohë që një miqësore tjetër do të zhvillohet më 2 mars ndaj të njëjtit kundërshtar në Shkodër. Këto ndeshje Shqipëria po i zhvillon në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ku ndodhet në një grup me Kosovën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU