Mirel Çota rikthehet në vendlindje

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Mirel Çota është përforcimi më i ri i ekipit të Sopotit. Sulmuesi librazhdjot rikthehet kështu të luajë për qytetin e vendlindjes pas shumë vitesh. Ish lojtari i Elbasanit dhe Teutës ka vendosur të rikthet të kontribuojë tashmë për ekipin ku u rrit si futbollist.

image Çota shihet si një përforcim i rëndësishëm për Sopotin, duke parë edhe eksperiencën e madhe që ai ka në Superligë. Në një prononcim për “Minuta90.com”, sulmuesi u shpreh: “Jam shumë i lumtur që tani do të kontribuoj për ekipin e qytetit tim. Uroj të bëjmë një sezon sa më të mirë, ku natyrisht do të kërkojmë të jemi pretendentë për t’u ngjitur në Superligë.”- ishin fjalët e sulmuesit Çota.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.