Mirel Josa: Dua tifozët pranë, Gjoka: Kaq i kishim mundësitë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Trajneri i Tiranës, Mirel Josa foli për mikrofonin e Supersport, pas sfidës me Kukësin, ku bardheblutë siguruan kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Mirel Josa: “Në pjesën e parë u munduam të sulmonim më tepër portën e Kukësit, kurse në pjesën e dytë patëm një stepje, megjithatë objektivi u arrit. Duhet ta mbyllim kapitullin Kupë tani për tani, sepse kemi një ndeshje shumë të fortë me Partizanin. Një ndeshje prestigji, që do të thotë shumë për skuadrën tonë. Gjithsesi duhet të bëjmë shumë më tepër për sulmin, qoftë për goditjen e portës, qoftë për shpëndarjen e tipit. Nuk kam asnjë preferencë për shortin.

Tifozët? Normal që ne tifozët i duam pranë. Une do t’iu kërkoj të ishin në stadium, siç i ka hije një derbi.”

Te Kukësi, trajneri Gjoka u shfaq i trishtuar për eliminimin nga Kupa.

Ernest Gjoka: “Sigurisht që mund të bënim më shumë, por kështu e kanë ndeshjet, nëse do të kishim edhe lojtarët e tjerë që u dëmtuan, ndoshta mund të bënim ndeshje tjetër.

Mendoj që edhe të Shtunën nuk ishte shëtitje, ishte shumë vuajtje, varet si konceptohet. Sot ishte moment shumë i vështirë për skuadrën, sepse kishim 5-6 lojtarë me shumë probleme. Unë mendoj që Kukësi ka sakrifikuar dhe është me meritë këtu ku është sot. Ne po vrapojmë shumë, do të japim maksimumin deri në fund të kampionatit.

A ishte konfirmim i një aleance të heshur me Tiranën? Absolutisht jo. Sot ishte mundësia jonë, që ishte kaq, them që sot duhet të kishim bërë pak më shumë, sidomos në sulm, por si Lukas ashtu dhe Guri edhe ardhja e re Ebong, kështu që këto ndikuan në fazën e sulmit.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.