Mirel Josa firmos me Prishtinën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ish trajneri i Tiranës, Skenderbeut dhe shumë ekipeve tjera Mirel Josa ka gjetur akordin me ekipin e ri.

Josa ka firmosur kontratë 1 vjecare me FC Prishtinën ku do të mbajë rolin e drejtorit Sportiv .

Mirel Josa flet fjalët e para si “Prishtinali”

Josa:Normalisht, kur më është bërë propozimi nga kryetari Ejupi për të ardhur për ta ndihmuar situatën në klubin e Prishtinës dhe për të sjellë një situatë më të mirë për klubin, unë tregova i gatshëm dhe jo për faktin se unë isha i lirë, por sepse dua të bëjë një gjë më ndryshe jashtë vendit tim, pavarësisht se brendapërbrenda Shqipërisë jemi. Do të mundohem që me të gjitha mundësitë e mija të ndihmoj komplet klubin në plotësimin e objektivave që ka. Dhe, objektivet m’i bëri të qarta kryetari dhe uroj që punën time të bazoj në sinqeritetin që kemi ndërmjet palëve që gjithçka të ecën sa më mirë duke futur këtu edhe futbollistët dhe stafin teknik, qoftë edhe stafin drejtues të klubit. Besoj që çdo gjë do të shkoj mirë dhe më vonë vazhdimësia e gjithsecilit do të shihet në bazë të rezultateve dhe sinqeritetit në mes palëve, unë me klubin. Gjithçka të jetë reciproke, sepse unë kështu jam mësuar të punoj në çdo klub që kam qenë dhe në këtë mënyrë të bëjë punën në vazhdimësi.
E kam përcjell skuadrën e cila ka lojtarë cilësor brenda. Unë njihem edhe me trajnerin Thaqi, sepse e kemi kryer sëbashku kursin e UEFA Pro dhe kam mendim shumë të mirë për Arsimin. Nuk do t’i ndërhyj në punën e tij si trajner. Në qoftëse do të kërkoj ndonjë sugjerim do ta ndihmoj, sepse ai e njeh më mirë situatën për brenda grupit dhe e njeh gjendjen më të mirë aktuale dhe duke e njohur se çfarë të më sugjeroj për ta ndihmuar , sepse çdo trajner merr përsipër të gjitha duke i bërë planet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU