Mirel Josa: “Humbje dëshpëruese, e pafalshme”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mirel Josa
Mirel Josa

Mirel Josa/Jam shumë i dëshpërua për këtë humbje dhe nga mënyra se si erdhi. Bëmë shumë gabime dhe Tërbuni na ndëshkoi. Është një humbje dëshpëruese dhe duhet të ulemi t’a analizojmë këtë situatë, sepse është diçka e patolerueshme që ekipi të nënvlerësojë ndeshjen dhe të mos ketë forcë të reagojë. Morëm dy goditje në fillim dhe pastaj morëm goditjen finale në fund. Pati shumë momente ku gabuam totalisht në mbulim dhe organizim. Pas barazimit 2-2 duhet të kishim më shumë qetësi, por nuk e bëmë duke u ndëshkuar në fund. Përsa i përket golit të anulluar për ne nuk ka më rëndësi tani edhe nëse ka qenë i saktë, pasi ne nuk duhet t’a sillnim lojën deri në këtë pikë”, ishin fjalët e Josës për SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.