Mirel Josa: Kjo do të jetë një ndeshje vendimtare për Kupat e Europës

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Në prag të ndeshjes e cilësuar si “derbi” i Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë, Mirel Josa ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat. Vetëm 24 orë para sfidës që do të luhet në “Selman Stërmasi”, trajneri i bardhebluve deklaroi se kjo përballje vendos për garën e një vendi në Kupat e Europës:

“Periudha e pushimit pas ndeshjeve te kombetares na ka sherbyer per t’u pergatitur ne maksimum. Jam 100 per qind i bindur qe skuadra do te jete me e kompletuar. Mua nuk me pelqejne oshilacionet duke pasur parasysh ndeshjet me Luftetarin dhe Skenderbeun. Kemi punuar ne kete drejtim. Neser kemi perballe nje skuader qe eshte e ndertuar mire taktikisht. Nuk dua te permend lojtaret qe bejne pjese ne skuadren kundershtare. Do te jete ndeshje e veshtire. Vllaznia deshiron te luaje futboll. Nuk do te thote qe luajme ne “Selman Stermasi” dhe do te jete e thjeshte. Siç e shihni dhe vete, kampionati ka marre nje rrjedhe te veshtire. E vleresojme maksimalisht kete ndeshje.”

Për Elis Bakajn: “Elisin e kam njohur, jo tani, por shume me para. Dihen cilesite e atij lojtari. Une nuk e bazoj lojen e nje skuadre vetem te nje lojtar. Ka edhe futbolliste te tjere siç eshte Shtubina. E vleresoj Vllaznine ne kompleksitet si skuader, jo vetem nga individe te veçante. Ne duhet te mendojme qe te marrim piket per te qene sa me te qete, megjithese nuk e thashe direkt. Ne nuk kemi çfare te pretendojme tani me, por duhet te jemi te qete per vazhdimesine e skuadres sone. Pasi vazhdimesia nuk na ka ardhur, ose ne nuk i kemi bere hyzmetin. Duhet te perqendrohemi maksimalisht per kete takim.”

Rëndësia e ndeshjes me Vllazninë dhe çfarë vendos ajo: “Normal qe vendoset fati i sezonit ne objektivat qe ka skuadra. Eshte nje gje qe ne nuk duhet te na mbaje ne presion. Skuadra ne momentet qe eshte mbledhur per te luajtur, pavaresisht humbjes me Partizanin dhe barazimin me Skenderbeun, ekipi tregoi qe luajti futboll. Une dua qe kjo te jete per te gjitha ndeshjet, pasi nuk ka skuadra te lehta. Ne asnjehere nuk duhet ta mendojme veten tone te perkedhelur, pasi duhet te dish çfare ke dhene ne fushe. Te veshesh fanelen e Tiranes eshte nje luks shume i madh dhe disa mund ta kene veshur ne menyre spontane. Prandaj duhet t’i pergjigjen rendesise se saj.”

Kur kanë mbetue edhe 10 ndeshje nga fundi i sezonit, Josa tregon objektivat: “Objektivi eshte ndeshja e radhes. Per sa i perket Beselidhjes nuk ndihem i favorizuar. Ka eliminuar Partizanin dhe nuk e konsideroj veten fare te perkedhelur nga shorti. Jo me kot ndodhet ne vendin e pare ne grupin e saj. Dilemat jane gjera qe i kam vendosur shume kohe me perpara. Megjithate jane dy pozicione qe nuk i kam vendosur 100 per qind. 3-4 lojtare jane te padiskutueshem per te qene titullar, ndersa pjesa tjeter mund te luajne te gjithe. Kushdo qe do te jape maksimumin do te luaje.”

Dyshja e sulmit: “Cise dhe Ede nuk do te luajne bashke ne formacion. Me kalimin e kohes ata mund te luajne. Pres me teper si nga ata, si nga lojtaret e tjere. Me keta futbolliste qe kemi do te bejme llogarite tona”, perfundoi Mirel Josa

S'KA KOMENTE

Comments are closed.