Mirel Josa: Luajm të qetë për të shkuar larg

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Skënderbeut Mirel Josa në konferencën për shtyp u shpreh: Ne jemi gati për këtë ndeshje. Futbolli është një sport që nuk të lejon parashikime. Skënderbeu ka 5 vite që ka një ecuri të mirë, dhe kjo ecuri ka bërë që Skënderbeu të jetë edhe në këto nivele. Ne e vlerësojmë kundështarin. E njoh Dinamon e Zagrebit dhe e kam vëzhguar dhe kam vënë re që loja e tyre ka pësuar rritje në 5 ndeshjet e fundit, sidomos përballë RNK Split ku fitoi 3-0. Kanë një ekip të mirë, sidomos në ofensivë teksa ka lojtarë mjaft cilësorë, sidomos kapitenin e tyre. Ne do të luajmë lojën tonë, por edhe duke u mbrojtur mund të shënosh gola për të arritur kualifikimin. Janë dy ndeshje në te cilat ne do të japim maksimumin.”
image
“Nuk u trembemi incideteve me tifozët, dhe nuk e mbajmë mendjen aty, pasi duam të jemi të fokusuar tek ndeshja. Nuk mund të luash nëse e mban mendjen në vend tjetër. Nuk kemi presion nga asnjë për këtë takim nga presidenti, ndaj dhe luajmë të qetë. Kemi një organizim të mirë si klub por edhe lojtarët me njëri tjetrin. Luajmë të qetë këtë sfidë që është ajo më rëndësishmja në karrierë duke parë edhe rëndësinë që ka. Dua që sëbashku me lojtarët të shkojmë sa më larg, pasi unë nuk e ndaj veten nga ekipi dhe lojtarët.”-u shpreh trajneri Josa.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.