Mirel Josa: Me D.Zagrebin luajmë shanset tona si kushdo

0
SHPËRNDAJE
Loading...

mireliTrajneri i Skënderbeut, Mirel Josa e ka vlerësuar Dinamo e Zagrebit si një kundërshtar tepër të fortë, me mjaft përvojë: “Në këtë fazë të kompeticionit, çdo skuadër është e aftë të përballet me këdo, por Skënderbeu do të jetë gati për këtë përplasje. Do të luajmë shanset tona deri në fund”, ka deklaruar Josa. Te Dinamo e Zagrebit, kundërshtari europianj i radhës për kampionët e Shqipërisë, aktivizohet një shqiptar, sulmuesi Endri Çekiçi, i cili është nga Pogdraci, qytet në afërsi të Korçës. 18-vjeçari, pjesëtar i Kombëtares kuqezi U-21, ka reaguar mbi shortin, duke shprehur keqardhjen për faktin që mund të jetë pikërisht skuadra e tij që do t’i ndërpresë Skënderbeut rrugën drejt fazës së grupeve të Champions League. Sipas talentit që luan në Kroaci prej sezonit të kaluar, “Dinamo do të japë më të mirën, për t’u kualifikuar më tej”. Ndërkohë, trajneri i Dinamos së Zabgrebit, Zoran Mamiç e ka vlerësuar Skënderbeun si kundërshtar të fortë: “Meriton respektin maksimal. Gjithsesi, qëllimi i vetëm i skuadrës time ishte dhe mbetet faza e grupeve të Champions League. Asgjë nuk ka ndryshuar!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.