Mirel Josa: Me këmbë në tokë, asgjë nuk ka mbaruar

0
SHPËRNDAJE

“Ishte ndeshje gati perekte sepse luajtëm mirë sidomos në pjesën e dytë, duke marrë rezultatin që donim. Megjithatë, ende për mua asgjë nuk ka mbaruar, sepse janë edhe 90 minuta të tjera për t’u luajtura”. Me këto fjalë pas fitores me Milsamin, trajneri i Skënderbeut Mirel Josa ka dashur të ulë euforinë, teksa ka kujtuar edhe të kaluarën: “Unë kam qenë dëshmitar i përvojave jo të mira, si për shembull kur drejtoja Tiranën në 2007-n dhe fituam jashtë me Gomelin po me rezultatin 0-2, ndërsa në kthim një gol i tyre desh na e ktheu gjithçka në katastrofë. Prandaj nuk duhet t’i zëmë besë fort, pavarësisht se është një bazë e mirë për ndeshjen e kthimit”.

mJ
Për më tepër, tekniku i kampionëve nuk e ndjen veten ende si pjesë e historisë e të qenit në udhëheqjen e skuadrës më të mirë shqiptare të të gjitha kohërave: “Nuk mund të thuhet ende një gjë e tillë, sepse nuk është arritur asgjë. E theksoj që kemi një ndeshje për të luajtur e duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi përndryshe mund të rrezikojmë”. Ndërsa i pyetur se kujt ia dedikon këtë fitore, Josa është përgjigjur: “Ia dedikoj përkushtimit dhe impenjimit të të gjithë lojtarëve. Pa kontributin e të gjithëve nuk do të ishim këu ku jemi. Gjithsesi duhet të vazhdojmë kështu, pa e ulur përqendrimin, në mënyrë që të vazhdojmë përpara”. Përsa i takon protagonistit të ndeshjes, Hamdi Salihi, njëshi i stolit bardhekuq është mjaftuar të thotë: “E njohin të gjithë si sulmues, por unë e njoh edhe më mirë se cili është. Edhe pse nuk ka qenë në gjendje të mirë fizike, gjithmonë ka bërë atë që duhet të bënte, jo vetëm me gola, por edhe mënyrën sesi lëviz në fushën e lojës”, ka përfunduar tekniku i Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.