Mirel Josa: Më kënaqën pikët, por gabuam shumë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ka gjithnjë kritika për skuadrën e tij, edhe kur fiton. I tillë duhet dhe mund të jetë trajneri i ekipit kampion dhe duke parë rastet e Tiranës ndaj Skënderbeut të Mirel Josës, trajneri ka plotësisht të drejtë të “shkuli” veshin skuadrës së tij. Në mikrofonin e SuperSport ai e ka komentuar kështu fitoren e Skënderbeut:
image

“Vinim pas ndeshjes në Europë, e cila kishte disa pasoja qoftë pasoja pozitive, por nga ana ime si trajner kishte negative. Pasi nuk mund të themi që luajtëm mirë pjesën e dytë ndaj Beshiktashit, dhe ndaj Tiranës i dhamë 4 raste t’na ndëshkojnë. Në pjesën e parë pësuam gol dhe më pas reaguam. Pritej nga Tirana që të na godas apo tentoj golin sepse është ekip me individualitete dhe që nuk e ul kurrë kokën poshtë. Erdhën disa gabime duke humbur topa dhe këto gabime na krijuan disekuilibër. Ekipi ynë ngulmoi, por Tirana mund t’na shënonte qoftë me Fukuin apo Likën, i cili humbi rast të pastër dhe gjërat do ishin ndryshe. Si lojë e kemi zotëruar, por s’do të thot domosdoshmërisht që do të fitonim nëse mbajtëm topin më shumë. Jam i kënaqur me rezultatet, duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të vazhdojmë të mendojmë për ndeshjen e Ballshit.“

S'KA KOMENTE

Comments are closed.