Mirel Josa në dilemë për formacionin, ja si mund të luajë Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skënderbeu sot luan ndeshjen që mund t’a fusë ekipin korçar në histori. Në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, ekipi bardhekuq do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Kampionëve ndaj ekipit të Milsami Orhei. Kualifikimi për në play-off të Ligës së Kampionëve do u siguronte korçarëve njëkohësisht pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Në ndeshjen e parë, kampionët shqiptarë arritën të fitonin me rezultatin 0-2 në Moldavi, dhe tashmë janë më një këmbë të kualifikuar.

imageTrajneri Josa duket se ndodhet në dilemë përsa i përsa i përket lojtarit që do të zëvëndësojë Liridon Latifin e dëmtuar. Kandidatët për një vënd titullari janë mesfushorët Progni dhe Hristov, por duket se trajneri i korçarëve do t’a vendosë në minutën e fundit këtë gjë.

Ky mund të jetë formacioni i Skënderbeut

4-3-2-1 / Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Eskuerdinja, Nimaga, Lilaj, Shkëmbi, Progni (Hristov), Berisha, Salihi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.