Mirel Josa: Nuk mund të flas për objektiva. Sot një barazim i drejtë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Pas barazimit ndaj Vllaznisë, Mirel Josa duket se ka qenë i kënaqur pas këtij rezultati. Trajneri i Tiranës pas ndeshjes për SuperSport u shpreh.

“Ishte një rezultat i drejtë, sepse asnjëherë nuk i impenjuam portierët, nuk u goditën asnjëherë portat përkatëse. E kontrolluam lojën, sidomos në pjesën e dytë, por nuk ishim konkretë në zonën kundërshtare. Bëmë pak për të shënuar, e goditëm shumë pak portën dhe krijuam një apo dy raste. Duhet një volum më i madh në zonën kundërshtare.”

“Luajtëm në kushte shumë të mira, në një stadium të ri, por nuk ishte një ndeshje e bukur. Ka barazime të bukura pa gola, por ky nuk ishte i tillë. Ne u munduam ta shpërngulnim lojën në mesfushën e Vllaznisë, por edhe Vllaznia u mundua të përfitonte nga ndonjë gabim i yni. Më pas, në fundin e ndeshjes u ruajtëm për të mos pësuar, ndaj për mënyrën si u zhvillua loja, ishte një barazim i drejtë.”

“Është periudhë e vështirë kjo e tanishmja, kemi pasur shumë pak kohë të stërvitemi, ndërsa tani duhet të mendojmë si do ta formatojmë këtë skuadër. Unë kam shumë dëshira, por nuk varet vetëm nga unë, sepse duhet punuar në dalje, për të parë më pas për afrimet.”

“Tani do të punojmë fort, në mënyrë që prej fundit të janarit të jemi në maksimumin e formës, duke tentuar fitoren në çdo ndeshje. Duhet të kompletojmë skuadrën, duke nisur nga mbrojtja, ku kemi shumë pak alternativa, ndaj nuk mund të flasim për objektiva për pjesën e mbetur të sezonit.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.