Mirel Josa: Skuadra s’duhet të fluturoj, të qendrojmë më këmbë në tokë

0
SHPËRNDAJE

Në përfundim të sfidës në kameran e SuperSport trajneri i kampionëve në fuqi Mirel Josa, ka analizuar situatën e skuadrës së tij duke mos ndalur vetëm tek ndeshja e fituar ndaj Vllaznisë:

Lojtaret e ekipit te Skenderbeut dhe trajneri Mirel Josa, duke festuar fitoren e Superkupes se Shqiperise, ne perfundim te ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Flamurtari i Vlores, 1-0, e vlefshme per Superkupen e Shqiperise, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane./r/n/r/nSoccer match, Skenderbeu-Flamurtari i Vlores, 1-0, valid for Super Cup of Albania, played in the stadium "Qemal Stafa", in the town of Tirana.

“S’është e vështirë të gjihet goli, ne kemi detyrë të nxjerrim sulmuesit para porte, por mund të dalin edhe lojtarë të mesfushës dhe mbrojtës. Ndeshjen e filluar shumë mirë, qarkullimin e topit e kishim në favor, edhe këmbëngulëm për të shënuar. Por kur kundërshtari është në disavantazh kërkon të gjejë golin me cdo mënyrë. Ne duhet ta kishim mbyllur më parë ndeshjen me rastet e krijuara. Do mundohemi të aktivizojmë gjithnjë lojtarët më të mirë në formën fizike, sepse kemi pasur ngarkesa. Vazhdimësia e kampionatit do të varet nga lojtarët që do të aktivizohen, sepse do të kemi alternime gjatë kampionatit. Kemi një periudh delikale dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Olainka punojë shumë për të corientuar mbrojtjen kundërshtare. Hristov nuk është problemi i Skënderbeut, kemi pasur edhe lojtarë të tjerë me kombëtaren të cilët kanë qenë rezervë si Salihi dhe të tjerë. Por Hristov duhet të këmbënguli më shumë të dali përpara porte. Llogaritë po i bëjmë për ndeshjen e parë me Besiktashin dhe problemet që do na dalin pas kësaj ndeshje. Ishim të detyruar të bënim ndryshime sot, pasi luajmë edhe në fundjavë. Rivalët tanë nuk do t’i nënvleftësojmë, Partizani, Tirana, Kukësi, qoftë edhe Laci apo Flamurtari, pavarësisht se këta të fundit kanë zero pikë. Flamurtari ishte ndryshe në ndeshjen ndaj të kuqve. Pra rivalët janë në ngjitje. Lojtarët tanë duhet të jenë me këmbë në tokë dhe mos të fluturojnë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.