Mirel Josa: “Tërbuni vlen vetëm 3 pikë”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Trajneri Mirel Josa ka dale sot në konferencë për shtyp ku ka analizuar pergatitjet javore dhe ndeshjen e neserme ndaj Tërbunit.Tekniku bardhekuq eshte ndalur edhe tek rikthimi i Salihit te me ekipin. Mirel Josa, pret vetem trepikëshin neser në mbrëmje nga ana e të tijve edhe pse përballë do të jetë Tërbuni, skuadër që sipas kryepankinës së Skënderbeut nuk ka toleruar asnjë takim deri tani edhe pse ka atë pozicion në fundtabelë.

Mirel Josa
Mirel Josa

Josa, luani nesër kundër Tërbunit. Në një takim të tillë sa e vështirë është që të motivosh lojtarët?

Gjithçka funksionon në bazë të objektivave. Lojtarët nuk kanë nevojë të motivohen më shumë pasi motivi i vetëm për ta, qëndron pozicioni i tyre në renditje, qoftë edhe distanca që kemi ne me ndjekësit tanë që nuk është ndonjë distancë e madhe por është një distancë që me një gabim tëndin mund të shuhet shumë shpejt. Patëm fatin e mirë që pas humbjes sonë në Kukës Partizani nuk mori pikët e plota në ndeshjen e vet. Ne nuk duhet të shohim shumë se çfarë bëjnë të tjerët ekipet që janë pas nesh, por duhet të shohim trepikëshat tanë që janë javë pas jave të domosdoshëm në mënyrë që të jemi më të sigurtë në vazhdimësi për përfundimin e kampionatit.Tërbuni është një ekip që është përpjekur me të gjitha mundësitë që të mbajë pozitat e veta si konkuruese e denjë në kampionat pavarësisht pozicionit që ka në renditje. Është një ekip që nuk është marë me tolerime gjatë ndeshjeve të kampionatit pavarësisht se kundër kujt ekipi ka luajtur dhe kjo do të thotë se nesër (sot) ky ekip do të vijë në Korçë që të tregojë vlerat si skuadër pavarësisht renditjes.

Diferenca me vendin e dytë është 5 pikë në 7-të javë nga fundi. Një diferencë komode?

Shikoni, diferenca mund të kishte qënë edhe më e madhe pasi sikundër kemi gabuar ne kanë gabuar edhe ndjekësit tanë. Kemi ndeshje që do të luajmë me ekipe që kanë objektiva sezonale dhe kjo histori do të vashdojë gjatë gjithë muajit prill. Ne do të shohim javë pas jave se çfarë do të ndodhë.

Mirel Josa
Mirel Josa

Pa Salihin Skënderbeu vuan. Kaq i varur jeni nga ky sulmues?

Normal kur një sulmues shënon 24 gola bëhet pikë referimi për skuadrën por pikë referimi kemi edhe lojtarët e tjerë që luajnë për këtë ekip. Është shumë i rëndësishëm për ne pasi është golashënuesi ynë dhe ne do të mundohemi që ta kemi sa më shpejt gati për ndeshjet e ardhëshme.

Cilat do të jenë mungesat për këtë takim?

Fatmirësisht Salihi është kthyer tek ne por fillimisht nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë. Më pas kemi edhe mungesën e Nimagës dhe Abilaliajt që do të qëndrojnë jashtë. Kjo është gjendja e ekipit deri në këto momente.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.