Mirel Josa: “Titulli vendoset para ndeshjes në Korçë”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Skënderbeut duket më e qetë pas fitores me Tiranën, gjë e cila i’a mundëson të jetë ende në krye të renditjes. Korçarët do të kërkojnë të ruajnë vazhdimësinë e fitoreve edhe në këtë javë, teksa do të presin në fushën e tyre ekipin e Bylisit.

Para këtij takimi, i cili nuk është aspak i lehtë pasi ballshiotët janë në kërkim të pikeve për mbijetesë, folur trajneri Mirel Josa i cili edhe njëherë ka shprehur bindjen se titulli do të vendoset para sfidën që do të luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Partizanit. Ja deklarata e trajneri korçar në konferencë për shtyp, teksa theksoi se ekipi është i qetë:

Mirel Josa
Mirel Josa

Qetësinë e kemi patur edhe herë të tjera, por ajo nuk vjen me një ndeshje. Përqëndrimi duhet të jetë më i madh pas fitoreve dhe jo pas humbjeve, pasi kështu mund të ruajmë vazhdimësinë. Përsa i përket heshtjes për shtyp, ajo është bërë në mënyrë që ekipi të jetë më i qetë dhe i përqëndruar për atë që do të japë në fushë.”

“Përsa i përket çështjes së titullit, mendoj se ai do të vendoset para përballjes sonë direkte në Korçë. Unë si trajner i Skënderbeut kërkoj që kjo çështje të mbyllet sa më shpejtë. Përsa i përket derbit, unë nuk shoh atë që ben Partizani, por atë që bëjmë ne vetë”, kanë qenë fjalët e Josës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.