Mirupafshim Inter, edhe Pioli gjen skuadër të re

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Seria A/ Duke parë se Interi po kërkon trajnerë tjetër edhe Stefano Pioli nuk po rri duarkryq.
Stefano Pioli pritet të bëhet trajner i ri i Fiorentinsë në fund të sezonit.
Interi dhe Stefano Pioli pritet të ndahen në fund të sezonit pasi dështuan t’i arrijnë objektivat: kualifikimin e skuadrës në Ligës e Kampionëve.

Derisa Interi është duke kërkuar pasardhësin e Piolit, ky i fundit tashmë ka marrë një ofertë serioze.

Sipas TuttoSport, Fiorentina i ka ofruar kontratë trevjeçare Piolit, i cili në të kaluarën ka drejtuar Bolognan dhe Lazion.

Mario Cognigni, presidenti i Fiorentinës, e sheh Piolin si pasardhës ideal të trajnerit portugez, Paulo Sousa, i cili do të largohet nga ekipi në fund të sezonit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.