Mister Bee firmos të hënën, gati plani i merkatos

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Serie A/ Duket se ekipi i Milanit ende nuk e ka thënë fjalën e fundit në këtë merkato. Pas disa afrimeve cilësore, tashmë kuqezinjtë janë sërisht në kërkim të lojtarëve të tjerë cilësorë. Këtë gjë e përforcon akoma më shumë zbarkimi i Mister Bee Taechaubol. Biznesmeni tajlandez ndodhet në Milano qysh prej ditës së premte, dhe duket se ka arritur njëher e mirë marrëveshjen me presidentin Silvio Berlusconi për blerjen e 48% të aksioneve.
image
Mister Bee shprehet se tashmë është një hap larg të qënit aksioner i Milanit, dhe gjithashtu garanton se firmën mbi kontratën e blerjes do t’a hedhë me shumë gjasa ditën e hënë. Tajlandezi gjithashtu ka dalë garant edhe për merkaton, ku siç dihet dy synimet kryesore tashmë kanë mbetur afrimet e dy lojtarëve Axel Witsel dhe Zlatan Ibrahimovic, dhe mesa duket me mbështetjen financiare të aksionerit të ri tashmë duket se çdo lojtar është i arritshëm. Miliarderi Bee ka premtuar se do të investojë rreth 150 mln euro qysh në sezonin e parë tek kuqezinjtë. Sipas Sky ai ka deklaruar se ka përgatitur si dhuratë për tifozët kuqezi, një goditje “big” në merkato.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.