Mister Bee zbarkon në Milano për merkaton, gati dy blerje

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ Zhvillime të reja përsa i përket merkatos tek Milan. Tashmë edhe Zeniti ka filluar të lëvizë për Axel Witsel, duke bërë që kuqezinjtë t’i rikthehen sërisht pistës për mesfushorin belg. Ekipi nga Milano nuk dëshiron të ofrojë më shumë se 25 mln euro, teksa drejtuesit e ekipit rus kërkojnë 40 mln, por që mund t’a ulin deri në 35 mkn euro. Duket se do të jetë një operiacion i vështirë ky, por çdo gjë në lidhje me çështjen Witsel do të zbardhet kur ditën e mërkurë në Milano të zbarkojë Mister Bee.

Alessio Romagnoli
Alessio Romagnoli
Gjithashtu edhe mbrojtësi Alessio Romagnoli kërkon vetëm Milanin. 21 vjeçari vazhdon të refuzojë ofertat e Napolit, duke u shprehur se kërkon vetëm transferimin tek ekipi kuqezi. Milani ofron deri në 25 mln euro për mbrojtësin që është në pronësi të Romës, dhe ditët në vijim do të kryejnë mësymjen përfundimtare për të siguruar shërbimet e mbrojtësit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.