Misteret e Komisionit të Disiplinës

0
SHPËRNDAJE

Lajmi i fundit që po qarkullon lidhur me vendimet e Komisioni të Disiplinës për dhunën e shfaqur në Pogradec dhe Peshkopi, është ai i shtyerjes paafat të vendimit. Në fakt po ta analizosh me vëmendje një vendim i tillë s’mund të merret, sepse Komisioni i Disiplinës duhet patjetër të dal në një konkluzion përpara zhvillimit të javës pasardhëse, pra përpara se Kastrioti të luaj ndaj Besëlidhjes dhe Korabi përballë Adës së Velipojës.

Ka gjasa që kjo të jetë një “taktikë” për të vënë në gjumë drejtuesit e skuadrave respektive, të cilët të ndodhur në ambjentet e FSHF-së, në pritje të vendimit, mund të shkaktojnë edhe incidente mes tyre, pasi të njihen me vendimin. Gjithashtu pala e humbur mund të hakërrehet edhe ndaj anëtareve të komisionit.

Për të shmangur këtë tension mund të jetë dhënë lajmërimi për shtyerjen e tij, ndërkohë tek sa të gjithë janë larguar nga ambjentet e FSHF-së, vendimi mund të shpallet sonte në darkë, ose nesër në mëngjes. Në këtë stradegji, e ndjekur edhe më parë në raste të ndryshme dhe shumë delikatë, tensionet do të minimizohen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.