Misteri i largimit të Vidalit, nuk është djali i sëmurë

0
SHPËRNDAJE

Arturo+Vidal+Arturo+Vidal+Enjoys+Day+Beach+qdvbwL9ahOulArturo Vidal ka rënë sërish në grackë. Incidenti me Ferrarin gjatë Kupës së Amerikës, rreziku i përjashtimit nga turneu në fjalë dhe lotët e faljes gjatë konferencën për shtyp, nuk kanë mjaftuar për të bindur mesfushorin në fjal që të ketë një sjellje normale gjatë qendrimit të tij me kombëtaren. Kështu dje ai sërish është ridërguar në shtëpi, zyrtarisht për motive personale, në fakt të nesërmen djali do të operohet për të kuruar diabetin të tipit 1, të cilin e vuan që në lindje. Në realitet, faktikisht mediat kiliene kanë dhënë një tjetër arsye: prapa kësaj historie për përjashtimin e Vidalit nga grumbullimi i kombëtares ka të bëjë me faktin e ardhje së tij i dehur në rezidencën e kombëtares. Pak ditë nga ndeshja miqësore e Kilit ndaj Paraguajt. Tashmë e akuzojnë edhe 2 dëshmitarë, e para është një grua, e ka parë në orën 7 të mëngjezit brenda kazinos Monticello, aty pran ndodhet edhe vendi i aksidentit me Ferrarin e famshëm. Dëshmitari i dytë konfirmon që e ka parë duke hyrë brenda një qendre sportive Juan Pinto Duran. Për momentin trajneri Jorge Sampaoli s’ka folur ende për ngjarjen. Në fakt ka folur ish-selektusi Claudio Borghi. “Vidal është një person i maturuar dhe gjithcka i ndodh është pasojë e vendime të tij.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.