Misteri i Shani Tarashajt

0
SHPËRNDAJE

Shani-Tarashaj
Shani Tarashaj

Dicka po ndodh dhe me qëllim apo pa qëllim, Shani Tarashaj po bëhet një tabelë qitje për tifozët shqiptarë edhe pse ende mbetet e mistershme zgjedhja e tij, Shqipëria apo Zvicra. Themi e mistershme pasi ende nuk po shprehet hapur dhe publikisht për zgjedhjen e tij lojtari shqiptar, për talentin e të cilit tashmë nuk ka askush dyshime.

Padashur të paragjykojme burimin që supozon se Tarashaj i ka kthyer shpinën njëhere e mirë Kombëtares sonë, ndonëse duhet pranuar se trajneri Giovanni De Biasi është treguar tepër i ashpër me të edhe pse në raste të tjera të ngjashme ka mbyllur njërin ose edhe të dy sytë, na duket e tepruar të hidhemi përpjetë pa u konfirmuar lajmi.

Edhe nëse konfirmohet se Tarashaj do ta veshë fanellën helvete e jo atë kuqezi, pa e fshehur keqardhjen do ti urojmë suksese në rrugën e tij pasi fundja vendimi është personal ndonëse të shikosh kaq shumë shqiptarë duke djersitur për fanella të shteteve të tjerë mbetet një realitet tepër i vështirë për tu kapërdirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.