Mix miqësoresh

0
SHPËRNDAJE


tomorivsl

Skuadra të ndryshme të Kategorisë se Parë dhe të Dytë kanë luajtur një tur sfidash miqësore mjaft interesante në prag të startit të pjesës së dytë të sezonit.

Luftëtari pritet ta nisë aty ku e ka lënë këtë fazë të dytë dhe në miqësoren e zhvilluar ndaj Memaliaj tregon potencë në fitoren 5-0.

Një tjetër skuadër e të Parës, Lushnja fiton me një gol ndaj Tomorit në miqësoren e luajtur në “Roza Haxhiu’’.

Egnatia e rinovuar në këtë start të fazës së dytë e nis me fitore në miqësoren e luajtur ndaj udhëheqësit e grupit B të Kategorisë së Dytë, Naftëtari.

Humbasin edhe kryesuesit e grupit A të kësaj kategorie,  por kundra Burrelit të një kategorie më  lart me të njëjtin rezultat 0-1.

Hajvalia gjatë fazës që po zhvillon në Shqipëri ka fituar në miqësoren e luajtur ndaj Albpetrol. Pas barazimit me Bylis skuadra e Superligës së Kosovës fiton ndaj skuadrës inferiore shqiptare,  por ka në plan edhe një miqësore me kampionët e Skënderbeut.

Barazim pa gola në derbin miqësor të Librazhdit mes Sopotit dhe Domosdovës pa gola.

Ndërkohë fitore arrin edhe Delvina me rezultatin 4-1 kundra skuadrës Butrinti U19.

dt

[Miqësore]

Luftëtari 5-0 Memaliaj

Egnatia 1-0 -Naftëtari
Shënkolli 0-1 Burreli
Lushnja 1-0 Tomori
Sopoti 0-0 Domosdova
Delvina 4-1 Butrinti U19
Albpetrol 1-2 Hajvalia

S'KA KOMENTE

Comments are closed.