Mjaft u talle! Je shumë i vogël para Skënderbeut të madh

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Vazhdon “saga” e telenovelës Olainka. Sulmuesi nigerian ende nuk është kthyer tek Skënderbeu, përkundër deklaratave të tij pak kohë më parë se do të rikthehej tek korçarët, dhe se ishte penduar që kishte folur se nuk donte të rikthehej më. duke sajuar shumë justifikime. Ky ishte një lajm i mirë për kampionët e Shqipërisë, pasi dihen vlerat e sulmuesit nigerian.
image
Madje për të konfirmuar se do kthehej, ai postoi në rrjetet sociale një fotografi, ku shihej se ishte përpara rezidencës së klubit korçar në qytetin e Durrësit. Në fakt ajo ka qënë një foto e vjetër, dhe këtë gjë e ka vërtetuar gazeta “Panorama Sport” e cila ka verifikuar se Olainka nuk është kthyer asnjë herë në Shqipëri. Mësohet se gazeta ka kontaktuar me sulmuesin, i cili këtë rradhë pranon se ka dëshirë të rikthehet, por se është babai i tij ai që nuk e lejon pasi nuk i jep pasaportën.

Një histori e vjetër kjo, pasi pak kohë më parë lojtari deklaroi se ishte pikërisht babi i tij ai që nuk e lejonte të kthehej tek Skënderbeu. Për Panorama Sport sulmuesi tashmë ka deklaruar se dëshiron të rikthehet tek ekipi korçar, por tani po pengohet jashtë dëshirës së tij. Tani lind pyetja se deri kur do të vazhdojë Skënderbeu t’a presë sulmuesin nigerian? Dhe deri kur do të vazhdojë Olainka të tallet me Skënderbeun?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.