Mjafton Andi Ribaj, Teuta zhyt edhe më shumë Korabin

0
SHPËRNDAJE

Teuta ka siguruar fitoren e 3 në 5 ndeshjet e para të fazës së tretë dhe duket shumë më e qetë në objektivin e saj për mbijetesën në Superiore. Skuadra e trajnerit Gugash Magani ka mundur minimalisht 1-0 Korabin për t’u shkëputur ndjeshëm nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Durrsakëve u mjaftoi goli me penallti i sulmuesit Andi Ribaj në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa më pas menaxhoi situatën duke bllokuar sulmet e dibranëve që vinin të përgjysmuar pas pezullimeve të njëpasnjëshme ndaj titullarëve të akuzuar për tolerime. Humbja e radhës e Korabit tashmë tregon qartësisht se për këtë ekip ka mbetur pakgjë për të bërë në Superiore dhe çështja është vetëm si do të mbijetojë deri në fundin e këtij sezoni duke përllogaritur se është braktisur edhe nga financuesit. /minuta90.com/

Teuta-Korabi 1-0

Goli: Ribaj (pen) 55’

Teuta (4-2-3-1): Moçka, Beqja, R. Hoxha, Markoviç, Kotobelli, Papa (Bangal 46’), Hila, Progni, Çmajçanin (Shkalla 76’), Musta, Ribaj (Magani 60’) Tr: Gugash Magani

Korabi (4-4-2): Laço, Shabani, El. Prençi, Kaja, A. Peposhi, Mziu, Gavazaj (Kraja 90’), Arifaj, Jubani, D. Peposhi (G. Kaloshi 74’), Ivani (E. Kaloshi 63’) Tr: Gerdi Haxhiu

Gjyqtarë: Indrit Myrtja

Kartonë të verdhë: Çmajçanin 44’, R. Hoxha 57’, Hila 68’, Markoviç 85’ / Kaja 55’, G. Kaloshi 77’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.