Mjafton goli i mesfushorit Latifi, Skënderbeu merr kreun e renditjes

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ka arritur të marrë fitoren e 5-të radhazi në kampionat nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore u vendos nga një gol i mesfushorit Liridon Latifi në minutën e 68′.

Me këtë fitore Skënderbeu ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 47 pikë, ndërkohë Vllaznia mbetet në kuotën e 27 pikëve në vendin e 6. Për t’u përmendur fakti që tifozët shkodranë e kishin braktisur totalisht ekipin e tyre në këtë ndeshje teksa shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” ishin bosh dhe mbështetësit numëroheshin me gishtat e dorës. /minuta90.com/

Vllaznia-Skënderbeu 0-1

Goli: Latifi 68’

Vllaznia (4-3-3): Agoviç, Gurishta, Bicaj, Marku, Shtubina, Tafili, Bardulla (Kruja 71’), Dyca (Hebaj 71’), Çinari (Vecaj 57’), Kalaja, Bakaj Tr: Armando Cungu

Skënderbeu (4-3-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Muzaka (Nimaga 87’), Orelesi, Lilaj, Adeniyi (Gavazaj 81’), Latifi (Karimi 89’), Salihi Tr: Ilir Daja

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti

Kartonë të verdhë: Kalaja 30’, Bicaj 72’, Kruja 88’ / Mici 31’, Lilaj 74’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.