Mjafton “Lewa”, Bayern mposht Koln dhe Mavrajn (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageBundesliga/ Bayern Munchen nuk ka rivalë në Gjermani. Skuadra e Pep Guardiolës arriti të marrë fitoren e rradhës në kampionat në fushën e Koln me rezultatin 0-1. Ka qenë Robert Lewandowski që me golin e tij i dha 3 pikët bavarezëve ndaj skuadrës së Mërgim Mavraj. Rekordmenët gjermanë u dukën disi të lodhur nga ndeshja e Championsit në mesjavë duke shënuar vetëm një gol. Nga ana tjetër mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ishte në fushë për Koln duke luajtur për 90 minuta duke dhuruar një paraqitje disi të mirë në aspektin personal. Bayern me këtë fitore vazhdon rrugëtimin i sigurt drejt titullit kampion rradhazi.

Rezultatet në Bundesligë

Koln – Bayern Munchen 0-1
Hertha Berlin – Ingolstadt 2-1
Hamburger – Hoffenhaim 1-3
Wolfsburg – Darmstadt 1-1
Werder – Mainz 1-1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.