Mjafton një pjesë super, Partizani mund Luftëtarin dhe gdhihet në krye

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Për herë të parë këtë sezon, Partizani udhëheq i vetëm Kategorinë Superiore. Të paktën për 24 orë, deri kur të mësohet rezultati i ndeshjes mes Kukësit dhe Vllaznisë të dielën.

Të kuqtë sot bënë detyrën duke mposhtur 2-0 Luftëtarin, fitore që i ngjit në kuotën e 58 pikëve, tri më shumë se rivalët verilindorë +8 nga Skënderbeu që i bën vizitë Flamurtarit të dielën.

Në stadiumin “Selman Stërmasi” skuadra e trajnerit Sulejman Starova vulosi gjithçka që në pjesën e parë. Idriz Batha që në minutën e pestë shndërroi në gol një penallti të fituar nga Caleb Ekuban, i cili dyfishoi dy minuta para pushimit.

Misioni i Partizanit u bë më i lehtë edhe me daljen e mesfushorit Usama Mutumane me dy kartonë të verdhë në të 40-n. Përkundër inferioritetit numerik, miqtë gjirokastritë u përpoqën në pjesën e dytë, por gabuan para portës.

Kjo disfatë e lë ekipin e trajnerit Mladen Milinkoviç në vendin e katërt me 36 pikë, vetëm një më shumë se Vllaznia. /minuta90.com/

Partizani-Luftëtari 2-0

Golat: Batha (pen) 5’, Ekuban 43’

Partizani (4-3-3): Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Malota, Kalari, Batha, Ramadani (Vila 67’), Cetkoviç, Bardhi (Mazrekaj 78’), Fili (Sukaj 86’), Ekuban (në dispozicion: Xhika, Atanda, Ibrahimi, Boniface) Tr: Sulejman Starova

Luftëtari (4-4-2): Ruçi, Liçaj, Rapa, Beqiri, Zguro, Abazaj, Rroca, Mutumane, Bregu, Lamçja (Aleksi 46’), Reginaldo (Bengui 82’) (në dispozicion: Miraka, Topi, Rapo, Brahimaj, Zogaj) Tr: Mladen Milinkoviç

Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Ermal Barushi, Denis Agaraj, Eldorjan Hamiti

Kartonë të verdhë: Ramadani 20’, Kalari 68’ / Mutumane 36’, 40’

Kartonë të kuq: Mutumane 40’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.