Mladen Milinkoviç: Humbim shumë raste. Meritonim fitoren

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Edhe e skuadra e tij nuk fitoi, Mladen Milinkoviç sërish nuk e bëri “dramë” barazimin ndaj Kukësit. Megjithatë për lojtarët e tij ai këshillon që të jenë më altruistë. Ja fjalët e tij për SuperSport.

“Mendoj se meritonim të fitonim, ndaj më vjen keq. Por gjithsesi jam i kënaqur, skuadra reagoi shumë mirë.”

Penalltia? “Nuk kam folur dhe nuk dua të flas për arbitrat.”

“Futbolli është një lojë që ndryshon brenda sekondit, por këto 6 muaj kemi humbur shumë raste, ndaj jemi aty ku jemi.”

“Gjithsesi, jam shumë i kënaqur me këtë renditje dhe jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi, që i kanë treguar gjithë Shqipërisë sa vlejnë.”

“Ua them lojtarëve të mi që të jenë sa më altruistë dhe nëse do të ndodhte një gjë e tillë, sot do të kishim më shumë pikë.”

Bregu? “Padyshim që do të qëndrojë me ne”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.