Mlladen Milinkoviç: Nuk jemi për Europë por synojmë mbijetesën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mlladen Milinkoviç ka folur pas fitores kundër Teutës, ku ekipi fitoi me rezultatin 1-0. Trajneri i Luftëtarit u shpreh:

“Jam i kënaqur nga skuadra. Nuk kërkojmë të shkojmë në Europë. Duam pikë për të siguruar mbijetesën. Sot kishim mungesa, por unë jam i kënaqur me rezultatin 1-0. Disa herë në futboll duhet fat por kombinimi para golit ishte shumë i bukur. Portieri kundërshtar bëri një gabim, ndërsa ne bëmë tre duke mos shënuar. Për ne ishte shumë e rëndësishme të fitonim, dhe ia dolëm. Të jem i sinqertë nuk e prisja që pas 16 ndeshjes do të merrnim 21 pikë. Ka akoma ndeshje dhe do të presim”, përfundoi Milinkoviç për Supersport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.