MLS pasurohet me një tjetër yll

0
SHPËRNDAJE
Loading...

drogba

 

Kampionati amerikan i futbollit MLS duket se është shndërruar në destinacionin e preferuar të futbollistëve që janë në përfundim të karrierës së tyre. Futbollisti i radhës që ka zgjedhur këtë kampionat është ish lojtari i Chelseat Didier Drogba. Sipas ESPN lojtari do të nënshkruajë me Montreal Impact një kontratë prej 18 muajsh dhe me një pagë prej 3 milionë dollarë në sezon. Fakti që në Montreal flitet frëngjisht duket se ka qenë një nga faktorët që e kanë shtyre Drogbanë të marrë këtë vendim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.