Moçka rikthehet afër detit, por jo te Flamurtari

0
SHPËRNDAJE

Ai është i lindur pranë detit dhe aty rikthehet tani, ndonëse jo me fanellën e Flamurtarit, Teuta do të jetë destinacioni i ri për Shpëtim Moçkën. Portieri vlonjat, i cili gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Laçit, tashmë ka bërë një zgjedhje tjetër, duke arritur një akord me “djemtë e detit”, që drejtohen nga trajneri Gugash Magani. Duket se Moçka shkon në Durrës për të qenë alternativë e portierit Rizvani, i cili është jo vetëm gardiani titullar, por edhe kapiteni i Teutës.

mockGjithsesi, paraqitjet e Moçkës gjatë sezonit të kaluar (veçanërisht në Kupë) ishin prej një portieri titullar, jo për të ngrohur stolin prandaj do të ketë pretendime të mëdha edhe në këtë sezon. Ai në të kalurën ka luajtur jo vetëm për Flamurarin e Laçin, por edhe për Kastriotin

S'KA KOMENTE

Comments are closed.