Modelja Eshli Graham mahnit lojtarët e Uest Hamoit në Majemi

0
SHPËRNDAJE

Modelja me forma të bëshme Eshli Graham  ka mahnitur  lojtarët e Uest Hamit që u ndodhën rastësisht në Majemi. Anglezët ishin në Florida për të kryer disa seanca stërvitore në mot të nxehtë, teksa duhet të ruajnë pozitat e tyre në renditjen e Premier League.

Endi Karoll, portieri Xho Hart dhe kapiteni Mark Nobël janë parë duke u relaksuar në plazh, por vetëm pak metra më larg tyre ka qenë edhe modelja Eshli Graham, për një session fotografik.

Amerikania ishte duke zhvilluar një “photoshooting” për revistën “The Sports Illustrated”. E veshur me bikini të bardha, Graham dukej e mrekullueshme, pavarësisht masave të saj XL. Duket se futbollistët kanë shijuar një panoramë të këndshme gjatë xhirimit të fotosesionit të Eshlit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.