Modestia e harruar e Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE

Nëse kishte një skuadër në kampionatin tonë e cila ishte për tu admiruar, padyshim ajo ishte skuadra e Luftëtarit. Vec lojës së bukur dhe fitoreve, e bukura vazhdonte edhe me deklaratat në fund të sfidës teksa edhe pse pozicionoheshin në zonë të qetë, të gjithë flisnin për një objektiv të mbijetesës.

Tashmë kjo modesti është harruar tek gjirokastritët dhe humbja ndaj Flamurtarit është përjetuar si tragjedi. Mbase për faktin se tashmë gjirokastritët kishin harruar modestin e një skuadre që kërkon të qëndroi mes më të mirëve dhe dëshira për të kapur kupat e Europës ka trazuar ambjentin e qetë gjirokastrit.

Presidenti Tavo ka bërë të ditur se skuadra nuk do të tërhiqet, ndërkohë që duket ende e paqartë situata për shefin e klubit Gentian Nora dhe trajnerin Mladen Milinkovic.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU