Moggi merr “frerët’. Milinković refuzion Partizanin

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Mimika e zakonshme e fytyrës së trajnerit Mladen Milinković të krijon përshtypjen e një njeriu naiv dhe që kryesisht bazohet tek instiktet, por ja që nuk është kështu. Ai nuk sheh nga qielli, por e do gjithçka në kushtet e duhura, ose nuk merr asgjë përsipër.

Serbi, i cili sezonin e kaluar bëri një punë të shkëlqyer në stolin e Luftëtarit, së fundmi ka pasur një takim me drejtuesit e Partizanit, të cilët prej kohësh e shohin si pasuesin ideal të Sulejman Starovës. Palët, megjithatë, ndryshe nga sa pritej, nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Milinković ka kërkuar që të jetë vetë përgjegjës i merkatos së “Demave të kuq”, por presidenti Gaz Demi nuk ka pranuar. Arsyeja është se Luciano Moggi tani e tutje do të jetë drejtor i përgjithshëm i kryeqytetasve dhe do të merret me gjithçka vetë. Kjo ide nuk i ka pëlqyer trajnerit, gjë që ka zbehur mundësitë që ky i fundit të marrë “frenat” e nënkampionëve.

Siç duket, Starova mund të jetë ende i paprekshëm te Partizani, por në Tiranë vështirë se ndokush do të vazhdojë ta thërrasë “Bobi”. Ai e ka humbur duelin me italianin Moggi, i cili ka marrë mandatin 1-vjeçar – si çdo paraardhës i tij – për të qenë “shefi”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.