Monaco hap fals në “shtëpi” (Video)

0
SHPËRNDAJE

Ligue 1/ Monaco nuk ka mundur dot të marrë një fitore në fushën e saj teksa barazoi me rezultatin 2-2 në ndeshjen ndaj Reims. Edhe pse ka qenë dy herë në avantazh, skuadra nga principata nuk arriti t’a ruajë atë duke lënë Reimsin të barazojë. Love në minutën e 5′-të kaloi vendasit në avantazh, por Charbonier barazoi shumë shpejtë shifrat duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 11′-të. imagePor do të jetë sërish Love që në minutën e 37′-të që plotëson dopietën e tij personale për t’i dhënë sërish avantazhin Monacos. Kur ndeshja po i drejtohej fundit, në minutën e 79′ Diego do të barazonte shifrat për t’i dhënë të dyja skuadrave nga 1 pikë. Monaco blindon vendin e dytë, ndërkohë Reims merr pikë të artë mbijetese.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.