Moncheglabach merr fitoren e parë, ngec Dortmundi

0
SHPËRNDAJE

Bundesliga

Borusia Moncheglabach ka marrë fitoren e parë në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-2 ekipin e Augusburgut. Ky është dhe suksesi i parë për këtë skuadër pas pesë humbjesh rradhazi. Njëri nga golat për Moncheglabach u shënua nga mesfushori Granit Xhaka. Ndërkohë Bayer Leverkusen merr një fitore mjaft të rëndësishme përballë Mainz, me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i Javier Chicharito në minutën e 69′ i mjaftoi ekipit të “Aspirinave” të marrin fitoren e rradhës në kampionat.
image
Gjithashtu edhe Schalke 04 mori një fitore në këtë javë të gjashtë pasi mposhti brënda në shtëpi Eintracht Frankfurt me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Matip dhe Sane në pjesën e dytë. Nuk ka shkuar më shumë se një barazij 1-1 ekipi i Borusia Dortmund që ndalet pas pesë fitoresh rradhazi. Verdhezinjtë barazuan me Hoffenhaim në transfertë, ku goli i vetëm për ta u shënua nga Aubumeyang. Ndërkohë që Stuttgart ka fituar në transfertë ndaj Hanover me rezultatin 1-3.

Rezultatet e plota të Bundesligës

image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.