Montella prezantohet tek Milan : Do kthejmë lavdinë që na takon

0
SHPËRNDAJE

montella2-520x356
Vincenzo Montella është trajenri më i ri i kuqezinjve të Milanit.
Në prezantimin e tij të parë ai eshte shfaqur i emocionuar, duke premtuar se do të japë maksimumin për ta rikthyer Milanin tek lavdia”.
“Sinqerisht ndihem i emocionuar, pasi që fëmijë kam pasur ëndërr të jem pjesë e Milanit dhe tani që mu besua kjo detyrë, jam krenar,” tha Montella ne fjalet e tij te para si trajner.
Ish-trajneri i Fiorentines tha se ishte me energji të reja per nisjen e kësaj detyre.
“Ndjej një përgjegjësi të madhe, por kam energji për ta kthyer Milanin në lavdinë që i takon. Kanë qenë tre ditë të mundimshme dhe të lodhshme për akomodimin tim, ndërsa tashmë do të nis zyrtarisht punën. Është për të ardhur keq si një skuadër si Milani, prej disa vitesh nuk është pjesë e kompeticioneve evropiane”, u shpreh Montella.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.