Moreira pranë rikthimit në fushë falë punës së mjekëve Rusi

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Tek skuadra e Kukësit për asnjë moment grupi i lojtarëve nuk ka qenë i plotë duke marrë parasysh dëmtimet e rënda të pësuara nga lojtarët. Pikërisht për këtë fakt jasht fushave për një kohë të gjatë ka qëndruar edhe Felipe Moreira. Mesfushori brazilian që ishte një pikat më të forta të skuadrës kuksiane në dy fazat e para, për fatin e keq në dy fazat e dyta ka qenë jashtë fushave pas një dëmtimi tepër të rëndë që pësoi. Ai i’u nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e tij, teksa tashmë është pranë rikthimit në fushë falë punës së palodhur të dy mjekëve të skuadrës kuksiane, Pertef dhe Perli Rusi. imageJanë këta dy mjekë profesionistë që po vëzhgojnë nga afër proçesin e rekuperimit të brazilianit hap pas hapi, duke bërë që rikthimi i tij në kondicionin e duhur fizik të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Po ashtu puna e Pertef dhe Perli Rusi gjatë viteve të fundit tek skuadra e Kukësit ka qenë tepër profesionale, teksa me aftësitë e tyre kanë bërë të mundur rekuperimin e lojtarëve në kohë rekord.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.