Morina, “10”-a besnik i Tiranës

0
SHPËRNDAJE

mario“Minuta90.com” e kishte paralajmëruar prej ditësh, por tani e konfirmon edhe KF Tirana. Mario Morina ka rinovuar kontratën me bardheblutë. Si rrjedhojë, sulmuesi është bashkuar sot me skuadrën në stërvitje. Kështu te Tirana nuk ka vetëm përforcime, por kjo javë ka nisur me një rinovim të rëndësishëm, me synimin e vetëm për të bërë gati skuadrën për sezonin e ri. Morina, i cili do të mbajë numrin 10 me delegim të vetë drejtorit sportiv Devi Muka, konsiderohet një forcë e madhe për repartin ofensiv të bardhebluve. Për më tepër është edhe një produkt i shkollës së 24 herë kampionëve të Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.