Morina-Flamurtari, sot firma dhe stërvitje

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Mario Morina tashmë mund të quhet një lojtar i Flamurtarit. Pasi udhëtoi ditën e enjte drejt Vlorës ku zhvilloi negociatat me drejtuesit e klubit vlonjat, tashmë duket se lojtari është bindur të veshë fanellën kuqezi për sezonin e ri. Burime të sajtit tonë bëjnë të ditur se sulmuesi Mario Morina ka arritur akordin me ekipi e Flamurtarit, dhe ditën e sotme ai do të hedhë firmën dhe do të dalë në stërvitje ku do të vihet nën urdhërat e trajnerit Stanislav Levi.

Morina gjatë derbit Tirana-Partizani
Morina gjatë derbit Tirana-Partizani
Prej kohësh u përfol se ish-sulmuesi i Tiranës do të transferohej tek vlonjatët, por vetëm gjatë së enjtes palët arritën akordin mes tyre dhe pikërisht sot, të premten, sulmuesi do të hedhë firmën mbi kontratë për t’u bërë zyrtarisht përforcimi i rradhës i ekipit kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.