Morina-Kërçiku drejt Vlorës, Tirana gati listën e afrimeve

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Vazhdojnë “firot” tek Tirana. Pasi largoi sulmuesin serb Djilas, tashmë ka ardhur edhe largimi i dy lojtarëve të tjerë. Dyshja Mario Morina dhe Dorian Kërçiku janë larguar nga ekipi bardheblu, dhe tashmë duket se janë pranë kalimit tek Flamurtari. Tani pritet që të dy lojtarët shumë shpejtë t’i bashkohen ekipin vlonjat në Slloveni, atje ku po kryen fazën përgatitore. Një lëvizje e papritur kjo, pasi Morina vetëm pak ditë më parë gjeti akordin me presidentin Halili. Nga burime pranë sajtit tonë,

image
Pavarësisht këtyre dy largimeve, duket se drejtuesit bardheblu e kanë nën kontroll situatën. Klubi kryeqytetas është futur sërisht në merkato, dhe tani si synim ka afrimin e disa lojtarëve cilësorë që të plotësojë boshllëqet e krijuara në ekip nga largimet. Emrat më të përfolur për mbrojtjen janë dyshja Shameti-Veliu. Pas largimit të Erion Dushkut, tashmë trajneri Muça kërkon me patjetër një përforcim në mbrojtje, ku dy lojtarët shihen si alternativat më të mundshme. Për sulmin, që është reparti më problematik, po mendohet për rikthimin e brazilianit Gilberto, por gjithashtu një tjetër opsion mund të jetë edhe sulmuesi lushnjar Fatjon Sefa. Sulmi bardheblu mbetet ende në kaos, por pritet që ditët në vijim kjo çështje të marrë fund. Gjithashtu një tjetër lojtar në “lupën” e bardhebluve është edhe mesfushori , Erjon Vucaj. Shkodrani shihet si një nga lojtarët më cilësorë, dhe me afrimin e tij mesfusha do të kolaudohej në mënyrën më të mirë të mundshme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.