Morina ndodhet në Vlorë, firma çështje orësh

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pasi po përflitej prej disa ditësh se Mario Morina ishte pranë Flamurtarit, tashmë duket se e ardhmja e ish-sulmuesit bardheblu do të jetë pikërisht ekipi kuqezi. Prej kohësh ai ka qënë në kontakt me ekipin e Flamurtarit, dhe tashmë kjo gjë po shkon drejt zyrtarizimit, pasi Morina në këto momente ndodhet në Vlorë dhe është duke negociuar me drejtuesit e ekipit vlonjat për të kompletuar transferimin atje.

Mario Morina sëbashku me Ilion Likën kur ishin pjesë e Tiranës
Mario Morina sëbashku me Ilion Likën kur ishin pjesë e Tiranës
Bisedimet midis palëve deri tani kanë shkuar vërtet mirë dhe marrëveshje mes tyre mund të konkretizohet orët në vazhdim. Duket se çdo gjë ka marrë fund, dhe midis lojtarit e drejtuesve po bisedohet vetëm për hollësitë e kontratës që do t’a bënte sulmuesin një lojtar të Flamurtarit. Ekipi vlonjat kështu duket se ka kryer një tjetër transferim cilësore për të kompletuar edhe repartin ofensiv të skuadrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.