Morina: Partizani, hiç gjë! Tirana më lart

0
SHPËRNDAJE
Loading...

marioMario Morina duket se megjithëse u largua në mënyrë jo të mirë nga Tirana, duket se në zemër mbetet ende pak bardheblu. Sulmuesi aktual i Flamurtarit ka lëshuar një thumbim për Partizanin, me një deklaratë të dhënë në “Ora Skaner”: “Ne luajtëm me Partizanin, por nuk ishte ndonjë gjë kushedi se çfarë si skuadër. Tiranën e shoh më lart”, kanë qenë fjalët e Morinës. Deklaratë që natyrisht që vjen edhe në inat e sipër për atë që ndodhi në ndeshjen e së premtes, kur Flamurtarit i iku nga duart një pikë si pasojë e penalltisë së dhënë në minutat shtesë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.