Morini shton zyrtarisht golat e Partizanit: Do shënoj shumë

0
SHPËRNDAJE

moriniKa kohë që luan dhe shënon për Partizanin pothuajse në çdo miqësore të përballuar deri tani, por vetëm sot sulmuesi italian Emanuele Morini është bërë zyrtarisht një lojtar i kuq. Siç bën me dije klubi 15 herë kampion i Shqipërisë, “Morini ka firmosur edhe kontratën e cila e lidh për një vit me të kuqtë për sezonin e ri futbollistik 2015-2016”. Natyrisht bëhet fjalë për përforcimin numër 3 që i shtohet repartit të sulmit të Partizanit, pas Plakut e Sukajt, aty nga viti i kaluar luajnë edhe Raçiç e Fazlliu.
“Jam i kënaqur që gjendem këtu dhe që kam firmosur për Partizanin. Uroj të bëjmë një sezon të madh dhe që personalisht të shënoj shumë gola. Ju presim të gjithëve në stadium. Forca Partizani!”, është mjaftuar të thotë italiani pas zyrtarizimit të marrëveshjes. Ndërkohë që ka pozuar edhe me fanellën me numër 34 që do të mbajë përgjatë këtij kampionati me të kuqtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.