Morten Olsen neveri për shqiptarët

0
SHPËRNDAJE

“Ndjeva neveri për foton e njeriut që ngriti dronin në Beograd me lojtarët e Shqipërisë (Ballisti). Ky gjest ma shpifi. Ende nuk e kuptoj vendimin që mori KAS-i dhe faktin që UEFA nuk reagoi. Kjo është anti-sportive”

Ballist Morina duke pozuar me futbollistet kuqezi ne Kopenhagen
image
Barazimi me Shqipërinë e ka lënë dukshëm të zhgënjyer trajnerin e Danimarkës, Morten Olsen, i cili pasi vlerësoi për një moment strategjinë e kolegut De Biazi, shpërtheu në akuza ndaj UEFA-s. Teknikut nuk i del e keqja për vendimin e KAS-it , që i dha Shqipërisë fitoren 3-0 në tavolinë për ndeshjen ndaj Serbisë. Gjithsesi, fillimisht ai komentoi ndeshjen dhe pranoi se taktika e zgjedhur nga kuqezinjtë e kishte surprizuar.

Ndeshja – “Ata aplikuan një presion të madh ndaj nesh. Kjo lëvizje ishte një surprizë e madhe dhe ne ishim nervozë në lojën tonë. Nuk u treguam aq të zgjuar sa duhet me topin në pjesën e parë. Nëse do ta kisha ditur mënyrën se si ata e kishin organizuar strategjinë, ndoshta do të kisha vepruar ndryshe”, tha Morten Olsen, duke ia vënë fajin paraqitjes jo të mirë në pjesën e parë. Në fakt, Morten Olsen u shpreh se ishte gati të bënte ndryshime që pas 20 minutave të para, por më pas kishte vendosur të priste pushimin e ndeshjes për të bërë edhe lëvizjet e para. “Në pjesën e dytë i riparuam defektet. Ishim më të rrezikshëm, krijuam më shumë raste për gol dhe prisnim që ta fitonim ndeshjen”, shtoi tekniku danez, teksa vlerësoi edhe paraqitjet e Jusuf Polsenit dhe Riza Durmishit.

Ballist Morina duke udhehequr edhe tifozerine brenda stadiumit
image
Akuzat shokuese – “Ne morëm rezultatin e dytë më të mirë të mundshëm dhe duhet ta pranojmë. Tani duhet ta marrim veten dhe të fitojmë në ndeshjen e së hënës”, – theksoi trajneri i Danimarkës. Por më tej Olsen u lëshoi në një sulm direkt ndaj UEFA-s dhe kombëtares shqiptare për mungesë “fair-play”. Tekniku danez përmendi faktin se njeriu që ngriti dronin më 14 tetorin e viti të kaluar në Beograd kishte udhëtuar për në Danimarkë dhe se kishte pozuar në një foto me lojtarët e kombëtares. “Ndjeva neveri për foton e njeriut që ngriti dronin në Beograd me lojtarët e Shqipërisë, që e pashë para se të dilnim nga hoteli. Ky gjest nuk ka lidhje fare me ‘fair-play’-n. Ky gjest ma shpifi dhe e theksoj nuk është ‘fair-play’. Ende nuk e kuptoj vendimin që mori KAS-i (që i dha Shqipërisë fitoren 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Serbinë). Gjithashtu, nuk e kuptoj faktin që UEFA nuk reagoi fare ndaj këtij vendimi. Kjo është anti-sportive”, – tha tejet i nervozuar Morten Olsen.

Shanset për kualifikim – Tashmë trajneri duhet të përgatisë skuadrën për ndeshjen e së hënës ndaj Armenisë, ku do të mungojë përsëri Kristian Eriksen. Edhe Simon Kjaer pati probleme fizike në ndeshjen e djeshme, por do të udhëtoj me skuadrën në këtë transfertë. “Tani të gjitha ndeshjet e mbetura në grup janë shumë emocionuese. Kuptohet, ne rrezikojmë shumë, ashtu si edhe Portugalia që do të ndeshet me Shqipërinë në transfertë të hënën. Kisha shpresuar që t’i mbyllnim llogaritë me kualifikimin para raundit final, por tani çdo gjë është e hapur”, – deklaroi trajneri i Danimarkës.

Tifozët: Shporru, na ke shkatërruar!
image
Trajneri Olsen ka 15 vjet ne stolin danez
E ndërsa Morten Olsen sulmon shqiptarët, tifozët danezë sulmojnë atë. Ironi fati, por në portalet e ndryshme, mesazhet e tifozëve danezë kanë qenë pro largimit të tij nga stoli i kombëtares, pasi sipas tyre “në 15 vjet s’ka bërë asgjë dhe vetëm na ka shkatërruar”. Madje, disa kanë shkruar dhe se “duhet të largohesh, sepse ke 15 vjet që ha bukën e kësaj kombëtare më kot”. Zgjedhje taktike të pavlera dhe të dobëta, si zëvendësimi i Sistos, ndër më të mirët në pjesën e parë. Veç kësaj, disa shkruajnë dhe se “kjo Danimarkë nuk meriton që të shkojë në Europian”. /Sport Ekres/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.